Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për raportin vjetor që SPAK publikoi dje.
I pyetur nga gazetarët për presionin që prokurorët e SPAK kanë patur nga politika, siç thuhej në raport, Berisha u ndal në periudhën kur Taulant Balla ka qenë ministër dhe se si ai ndërhynte në punët e SPAK.
Berisha: Ky është një tregues dramatik për vendin, ky tregon çarjen përfundimtare të institucioneve mafiozë, të narkoshtetit. Kjo tregon se në 83 për qind të rasteve provat e krimit prishen manipulohen përdoren për pazare dhe nuk shkojnë në Prokurori. Ky është zbatimi i urdhrit të Ramës.
Edi Rama ka urdhëruar institucionet që mos kenë komunikim me organet e drejtësisë dhe ky është një akt shumë shumë i rënd, e them me bindjen më të madhe.
Unë kam kërkuar që këto institucione të reformohen, nuk mund të imagjinoj kurrë që të shuhen apo të mos ekzistojnë. Natyrisht Prokuroria misionin e kryen mbi dosjet që dorëzon policia, shërbimi i informacionit dhe administrata.
Administrata ka me dhjetëra punonjës që paguhen vetëm për këtë çështje, duhet të çohen dosjet. Kur policia nuk çon 83% të dosjeve, rënia e dosjeve në një kohë kur kriminaliteti rritet shifra më alarmante që mund të jetë në fushën e luftës kundër krimit.
Proda është matriks, Ilir matriksi u emërua aty pikërisht për të mbrojtur krimin për të fshehur dosjet e krimit dhe për mos t’i dorëzuar.
Se si Taulant Balla merr dosje nga SPAK e çon në polici në mënyrë që ta nxjerrë jashtë afateve ligjore. Lajm shumë i keq ky.