Faqja e Kuvendit bën thirrje për të votuar PS, postimi fshihet pas 5 minutash!

2 April 2025, 15:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Faqja e Kuvendit bën thirrje për të votuar PS, postimi fshihet
Elisa Spitopali, kryetare e Parlamentit të Shqipërisë

Një foto është publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, me mbishkrimin që të votohej Partia Socialiste.

Kjo foto nuk zgjati shumë në faqen e Kuvendit, postimi u fshi pas 5 minutash.

Nuk dihet ende nëse foto u publikua gabimisht apo Kuvendi ka nisur të bëjë fushatë për mazhorancën.

Faqja e Kuvendit bën thirrje për të votuar PS, postimi fshihet
Foto e marrë nga Kuvendi i Shqipërisë

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, si institucion shtetëror, nuk lejohet të bëjë fushatë elektorale për asnjë parti politike.

Në Kushtetutën e Shqipërisë  shkruhet se institucionet publike të jenë të paanshme dhe të mos përfshihen në aktivitete politike që favorizojnë një subjekt të caktuar.

Ky postim në faqen zyrtare të Kuvendit, që më pas u fshi në pak minuta, është shkelje serioze e etikës institucionale dhe ligjeve zgjedhore./Voxnews


Video