“Bën sikur e mbron, por unë e di çfarë thua privatisht për të”, Bardhi thumbon Spiropalin për Ballukun!

14 November 2024, 11:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Bën sikur e mbron, por unë e di çfarë thua
Gazment Bardhi/ Belinda Balluku/ Elisa Spiropali

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku është bërë objekt thumbash dhe replikash mes kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Ndërsa Bardhi deklaronte se ministrja Balluku Balluku dhe kryebashkiaku i Erion Veliaj: “Janë gati të paguajnë vrasës me pagesë për të vrarë njëri-tjetrin”, ka ndërhyrë Spiropali duke i thënë se akuzat që po bën janë të rënda.

Më pas, Bardhi i është përgjigjur Spiropalit duke i thënë se në publik bën sikur e mbron, por sipas tij në privat thotë të tjera gjëra për të, sikundër edhe Balluku.

“Nuk lexoni dot zemra”, ka qenë replika e Spiropalit, ndaj Bardhit.

Debati:

Bardhi: Sa i takon probleme tonë ta brendshme, ne jemi të hapur dhe i bëjmë në publik. Ne nuk jemi Erion Veliaj dhe Belinda Balluku që vriten dhe janë gati të paguajnë vrasës me pagesë për të vrarë njëri-tjetrin.

Spiropali: Të lutem Zoti Bardhi, këto janë akuza të rënda, nuk janë retorikë politike…

Bardhi: E para njëherë sa herë përmend Belindën bën sikur e mbron. E di shumë mirë sa e do, ndaj të lutem më lër ta mbaroj…

Spiropali: Zoti Bardhi ju nuk lexoni dot zemra. Nuk lexoni dot sa e dua unë Belinda Ballukun…

Bardhi: Di cfarë thua ti privatisht…

Spiropali: O zoti Bardhi, jo akuza…

Bardhi: Zemra nuk lexoj po di çfarë thua ti edhe ajo për ty privatisht për njëra-tjetrën.


Video