Belerit i refuzohet sërish kërkesa për leje të posaçme

8 September 2023, 12:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Belerit i refuzohet sërish kërkesa për leje të
Fredi Belerit

Edhe një herë tjetër Drejtoria e Burgjeve ka refuzuar që t’i japë leje të posaçme kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk i ka dhënë leje Belerit duke argumentuar se lejet e posaçme jepen për semundje për ceremoni mortore ose provime për të ndjekur studimet.

Beleri ka bërë kërkese që të marrë leje, në mënyrë që edhe të betohet si kryetar i bashkisë së Himarës, kërkesë e cila është refuzuar.

Kujtojmë që kjo është e disata herë që Beleri tenton dhe bënë kërkesë për të marrë leje dhe për të lënë qelinë në mënyrë që të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Edhe pak ditë më parë Beleri me anë të një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se ka bërë 3 herë kërkesë për leje të posaçme dhe se dy herë i është refuzuar nga SPAK, ndërsa një herë nuk ka marrë përgjigje.

Kujtojmë që afati i fundit që Beleri të betohet është 15 shtatori, më pas kryeministri do të detyrohet, sipas ligjit, të shpallë zgjedhje të parakohshme në Himarë.


Video