Basha mbledh Kryesinë e Partisë Demokratike, të pranishëm 18 deputetë (EMRAT)

30 August 2023, 19:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha mbledh Kryesinë e Partisë Demokratike, të pranishëm 18
Kreu i PD, Lulzim Basha

Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur këtë pasdite me pjesëmarrjen e 18 deputetëve demokratë.

Kjo mbledhje ka si synim kryesor, rishikimin dhe riformalizimin në lidhje me ndryshimet staturore, që priten t’i propozohen Kuvendit Kombëtar më datë 2 shtator. Në këtë datë do të zhvillohet edhe zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar të Partisë Demokratike.

Gjithashtu Kryesia e PD-së është në pritje të vendimeve të marra në PD-në e Kukësit, për të caktuar nëse do të kandidojnë për zgjedhjet për kryetar Bashkie me Arif Rexhmatin.

Lista e pjesëmarrësve në mbledhjen e Kryesisë së PD:

1. Lulzim Basha

2. Enkelejd Alibeaj (online)

3. Flutura Açka

4. Jemin Gjana

5. Mirela Karabina

6. Taulant Zeneli

7. Endri Hasa

8. Indrit Sefa

9. Kreshnik Collaku

10. Roland Bejko

11. Gentian Gaba

12. Agron Kapllanaj (online)

13. Fitim Zekthi

14. Gazmend Koduzi (online)

15. Merita Bakiu

16. Xhemal Gjunkshi (online)

17. Taulanda Jupi

18. Orjola Pampuri

19. Arbi Agalliu (online)


Video