Basha kallëzon në SPAK Lindita Nikollën për shpërdorim detyre

18 April 2024, 09:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha kallëzon në SPAK Lindita Nikollën për shpërdorim
Lulzim Basha dhe Lindita Nikolla

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në SPAK, kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Në shkresë thuhet se Nikolla ka shpërdoruar detyrën e kryetares së Parlamentit.

Kallëzimi në fjalë bëhet pas revokimit të vendimit të Bashës nga ana e Bardhit, që rikthehu në grupin e PD-së deputetët e përjashtuar.

“Ka cënuar në mënyrë të vazhdueshme funksionimin e grupit parlamentar të PD duke mos zbatuar vendimet për kryetarin dhe kryesinë e grupit, suke shkarkuar dhe zgjidhur marrëdhëniet e punë ndërmjet grupit dhe këshilltarëve të tij, duke pezulluar në periudhën tetot-mars të gjithë veprimtarinë administrative dhe parlamentare të grupit, duke njohur si kryetar grupi deputetët të cilët me vendim të organeve drejtuese të partisë nuk janë pjesë e saj.

Zbatimi i kërkesave apo njoftimeve të deputetëve të caktuar, të cilët nuk janë pjesë e PD dhe e grupit të saj parlamentar, duke deformuar vullnetin politik të PD, përbëjnë sjellje me dashje”, shkruhet në kallëzim.

Basha kallëzon në SPAK Lindita Nikollën për shpërdorim


Video