Gazetari: Ilir Meta nuk jeton me Monika Kryemadhin, ka ikur nga banesa!

18 April 2024, 08:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari: Ilir Meta nuk jeton me Monika Kryemadhin, ka ikur nga banesa!
Ilir Meta/ Monika Kryemadhi

Gazetari Bledian Koka, ka pohuar në emisionin "Top Story" se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk jetojnë bashkë.

Sipas tij kreu i Partisë së Lirisë është larguar nga shtëpia ku jetonte me familjen e tij.

Koka shton se Ilir Meta ka probleme dhe me familjarë të tjerë, jo vetëm me Monika Kryemadhin.

“Ilir Meta është larguar nga banesa në të cilën jetonte me familjen e tij. Ai nuk ka konflikt vetëm me Monika Kryemadhin por edhe me pjesëtarë të tjerë të familjes,”, tha Koka.

Mbrëmjen e djeshme në “Top Story” është folur për sjelljen dhe deklaratat që Ilir Meta ka bërë kundrejt kreut të SPAK Altin Dumanit.

Kreu i Partisë së Lirisë iu drejtua Dumanit me ofendime si “torollak, injorant" etj.

Moderatorja e emisionit analizoi gjuhën e Metës kundër SPAK dhe shprehet se një nivel i tillë komunikimi midis një kreu partie dhe një kreu të një institucioni të drejtësisë nuk ka ndodhur kurrë më parë./VoxNews


Video