Bardhi për mbylljen e TikTok: Alibi e Ramës për 12 vjet keqqeverisje

22 December 2024, 17:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bardhi për mbylljen e TikTok: Alibi e Ramës për 12 vjet
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish pas vendimit të Kryeministrit Edi Rama për mbylljen me tv paktën 1 vit të rrjetit Tik Tok.

Bardhi shkruan se modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës.

“Ajo i jep modelin fëmijëve se nëse vjedh bëhesh ministër; nëse vret apo trafikon drogë bëhesh deputet; nëse dhunon dhe bashkëpunon me bandat bëhesh drejtor policie; nëse je arrogant bëhesh kryetar bashkie; nëse je militant partie bëhesh drejtor shkolle; apo nëse je bandit emëron drejtorë dhe fiton tendera.

A nuk është më e shëndetshme për fëmijët dhe garanci më e madhe për mirërritjen e tyre që të mbyllim qeverinë e Edi Ramës?! Sigurisht që PO!

Boll është boll, 12 vjet keqqeverisje dhe gjithmonë një alibi e gatshme që faji është diku tjetër. E vërteta është që faji është tek papërgjegjshmëria e Qeverisë së Edi Ramës, tek mungesa e politikave të duhura në arsim, tek shndërrimi i shumicës së mësuesve në trupë elektorale”, shkruan Bardhi.

 

 


Video