Bardhi sulmon Celibashin: Po pengon regjistrimin e PD për zgjedhjet vendore!

13 March 2023, 14:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bardhi sulmon Celibashin: Po pengon regjistrimin e PD për zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për vendimin e KAS që nuk e merr parasysh kërkesën ankimore të grupimit të Alibeajt.

Bardhi hedh akuza ndaj Celibashit se po pengon politikisht regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjëherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00.

Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi?

Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!”. shkruan Bardhi.


Video