Bardhi i përgjigjet Berishës: Lëre grupin të vendosë i lirë për non gratat

30 March 2022, 16:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bardhi i përgjigjet Berishës: Lëre grupin të vendosë i

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministri Sali Berisha, se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar, pavarësisht se nuk është i ftuar.

Në reagimin e tij Bardhi shkruan se askush nuk duhet t’i imponohet vendimit të Grupit parlamentar.

Sipas tij çdo sjellje e imponuar nuk është e pranueshme dhe demokratike.

Reagimi i Bardhit

Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet t'i imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.

Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit.

Deri atëherë askush nuk mund të imponohet. Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike


Video