Bardhi akuza Ballës: Ke intimiduar deputetët e opozitës që të votojnë Dvoranin për në Kushtetuese

22 December 2022, 16:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bardhi akuza Ballës: Ke intimiduar deputetët e opozitës që
Gazment Bardhi

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla se ka intimiduar deputetët e opozitës për të votuar Ardian Dvoranin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi tha se PS kërkon ta bëje me votë të fshehtë votimin për Dvoranin, duke i bërë bashkë fletët me atë të Avokatit të Popullit që të mos identifikohen ata mes opozitës që i janë nënshtruar intimidimit korruptiv të eksponentëve më të lartë të PS

"Sapo jemi njoftuar mbi procesin e votimit për 4 pika në rendin e ditës. Grupi juaj parlamentar ka propozuar të bëhet një votim i fshehtë ku 4 fletë do ndahen në mënyrë të ç’regullt në sallë. Arsyeja që po propozoni një proces të tillë kaotik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe anëtari të GJK.

Kërkoj që të na informoni nëse ky informacion i pa bërë i ditur që na është dhënë nga administrata është i vërtetë. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarit të GJK në një proces mafioz e korruptiv, akti më i rëndë që i bëhet demokracisë. Çdo tentativë për të imponuar në forma që keni lënë gjurmë se ç’jeni duke bërë, të jeni të sigurt që do dështojë. Tërhiquni sa nuk është vonë dhe na sqaroni

Zonja kryetare, ajo që ne kërkuam është konfirmimi i asaj që ne mësuam në rrugë joformale nga administrata e Kuvendit. Na thatë që nuk ka ende një kërkesë të tillë. Pyetja që kishim ne që kryetarja e Komisionit të numërimit nuk na sqaroi është që pse do të duhet që të votohet në mënyrë të njëkohshme është se përse duhet votuar në mënyrë të fshehtë. Kjo sepse në një procec mafioz, eksponetë të grupit parlamentar me në krye zotërinë që sapo erdhi janë përpjekur të intimidojnë deputetë të opozitës parlamentare. Forma sesi këto individë të intimiduar për të votuar Ardian Dvoranit është që fleta e votimit të avokatit të popullit dhe GJK të bashkohen bashkë. Mos e bëj atë shënje Taulant se keni lënë gjurmë. Ngatërrohet fleta e GJK me atë të Avokatit të Popullit sikur është një gabim njerëzor që të mos identifikohen ata mes nesh që i janë nënshtruar intimidimit korruptiv të eksponentëve më të lartë të PS. Ajo që po iu kërkoj është që pse nuk e ndani këtë procedurë. Pse e votuat Avokatin e Popullit 3 muaj. Ju kishit deklaruar se do votonit kandidatin e PD. Pse i bashkuat? Sepse keni këtë projekt mafioz. Kjo është e rëndë dhe prandaj e përsëris. Mund të mbështesni kë të doni. Nuk marrim pjesë dhe ligji e ka rregulluar, nëse nuk arrihen 84 vota, më i mirë shkon në GJK. Nuk kemi asnjë shqetësim. Por intimidimi juaj është akt i papranueshëm." u shpreh Bardhi.


Video