Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Sipas BW, në urdhër do të përcaktohet data dhe ora e mbledhjes, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me kompetencat e këtij organi parlamentar.
Anëtarët e Këshillit mblidhen një javë pasi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila shkarkoi nga funksionet publike zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve, i drejtuar nga Peleshi, do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për Ballukun.