Avokati i popullit, Bardhi fton mazhorancën në negociata: Ta zgjedhim me dialog!

15 September 2023, 15:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avokati i popullit, Bardhi fton mazhorancën në negociata: Ta zgjedhim
Gazmend Bardhi

Gazmend Bardhi, në cilësinë e kryetari të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kërkon nga Kuvendi dhe PS që të nisin negociatat për të zgjedhur Avokatin e Popullit.

Duke ju referuar traditës politike që prej 2012, Bardhi sjell në vëmendje që të drejtën për të propozuar emrin, që do të zëvendësojë Erinda Ballancën, e ka opozita.

Por, domodoshmëria për votat e mazhorancës, pasi nevojiten 84 vota,kreu i grupit parlamentar të PD fton homologun socialist në dialog për një proces transparent dhe demokratik.

Prej më shumë se 1 vitit demokratët dhe socialistët nuk kanë gjetur dakordësinë për Avokatin e Popullin, arsyeja ka të bëjë me PS që nuk ka dhënë votën si nga ana tjetër demokratët e përçarë ende nuk kanë vendosur se për cilin nga emrat do të firmosin.


Video