Avokatët e Berishës kërkesë në SPAK: Të lejohet të marrë pjesë në Kuvend

16 January 2024, 10:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Avokatët e Berishës kërkesë në SPAK: Të lejohet

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të kuvendit.

Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.

Kërkesa është bërë dje e hënë 15 janar, ndërsa mbetet në vendimmarrjen e prokurorëve Arben Kraja e Enkeleida Millonai për të pranuar ose jo kërkesën.


Video