Nis puna për Reformën Zgjedhore, Alibeaj dhe Gjiknuri letër OSBE-së: Presim ekspertë nga ODIHR për të na asistuar

15 January 2024, 18:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis puna për Reformën Zgjedhore, Alibeaj dhe Gjiknuri letër
Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj

Komisioni për Reformën Zgjedhore duket se do të nisë nga puna këtë javë, ndërsa janë dy bashkëkryetarët Enkelejd Alibeaj nga PD dhe Damian Gjiknuri nga PS që i janë drejtuar me një letër misonit të OSBE në vendin tonë.

Në letrën e përbashkët, Alibeaj dhe Gjiknuri kërkojnë që ODIHR të vendosë në dispozicionë ekspertë të fushës, të cilët do të mund t’ asistojnë komisionit në gjatë punës për reformën zgjedhore.

Kujtojmë se grupimi i Lulzim Bashës do të kërkojë ndryshime rrënjësore si hapja e listave të deputetëve, vota e emigrantëve e të tjera.

Ndërsa grupimi i Sali Berishës duket se do ta bojkotojë punën e këtij komisioni. Më herët, deputeti Oerd Bylykbashi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po tenton të bëjë pazar me këtë reformë.

Nis puna për Reformën Zgjedhore, Alibeaj dhe Gjiknuri letër
Letra drejtuar OSBE/ODIHR

Video