Asambleja e PPE-së rezolutë për Shqipërinë: Drejtuesit e opozitës të izoluar në prag të fushatës!

22 November 2024, 14:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Asambleja e PPE-së rezolutë për Shqipërinë: Drejtuesit
Rezoluta

Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) ka miratua Rezolutën ku shpreh shqetësimet e saj lidhur me gjendjen aktuale politike në Shqipëri prag zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Në Rezolutë theksohen lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar me elitën politike dhe me zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke shfrytëzuar ekonominë dhe kuadrin politik të Shqipërisë për pastrimin e parave.

Asambleja Politike e PPE, shpreh shqetësimin dhe për dështimin për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, duke rezultuar në progres minimal në zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.

Ndër të tjera, PPE i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të intensifikojë përpjekjet e tij në mbështetjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Në Rezolutë ngrihet shqetësimi për: “Çdo persekutim politik i supozuar i liderëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor, duke u përballur me kufizime të motivuara politikisht të të drejtave të tyre civile”.

 “Partia Popullore Evropiane (EPP) i kërkon autoriteteve shqiptare që të zbatojnë menjëherë reformat e kërkuara nga BE për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, pa ndërhyrje politike; zgjedhjet e lira dhe të ndershme përbëjnë shtyllën themelore të qeverisjes demokratike, duke kërkuar garanci për pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet” , thuhet në Rezolutë.

EPP do të monitorojë nga afër zhvillimet në Shqipëri, duke mbështetur partitë e saj anëtare në zgjedhjet e ardhshme dhe duke mbrojtur aspiratat e Shqipërisë për në BE. EPP rithekson mbështetjen e saj të fortë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe ndjekjen e popullit shqiptar për një të ardhme të lirë dhe demokratike.


Video