Arrestimi i Lefter Allës/ Rama: Të marrin avokat, ne nuk ofrojmë

16 March 2023, 13:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestimi i Lefter Allës/ Rama: Të marrin avokat, ne nuk ofrojmë

Kryeministri Edi Rama foli sot për arrestimet e zyrtarëve të majtë, e jo vetëm.

Rama tha se kushdo që ka punë me drejtësinë të marrë avokat, pasi qeveria nuk e ofron këtë shërbim, dhe se koha e të paprekshmëve nga drejtësia dhe qëndrimi nën ombrellën e qeverisë, ka marrë fund.

Referuar kreu të Bashkisë të Bulqizës, Lefter Allës që u arrestua një ditë më parë për abuzimin me tenderat, Rama u shpreh se SPAK po godet njerëzit e lidhur me pushtetin.

Rama deklaroi se kushdo që ka probleme me drejtësinë të marrë avokat, pasi PS dhe qeveria nuk ofron shërbime avokatie për askënd.


Video