Borell: Shqipëria e angazhuar në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së

16 March 2023, 12:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Borell: Shqipëria e angazhuar në rrugën e anëtarësimit

Mbahet sot në Tiranë takimi i radhës i Këshillit të Stabilizim- Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë disa pamje nga pritja e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell Fontelles si dhe Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.

Pas mbledhjes së Këshillit, kryeministri Rama, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell Fontelles si dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

"Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me Kryeministrin Edi Rama- historikisht për herë të parë në Shqipëri.

Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme", shprehet Borrell.


Video