Arrestimi i Fredi Belerit, KQZ: Vazhdon të jetë kandidat

13 May 2023, 12:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i Fredi Belerit, KQZ: Vazhdon të jetë kandidat
Fredi Beleri

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sqaruar sesi do veprohet me kandidatin e 'Bashkë Fitojmë', Fredi Belerin, i cili u arrestua për shitblerje votash.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, KQZ sqaron se Beleri vazhdon të jetë kandidat e se emri i tij do të mbetet në fletën e votimit.

“Në përgjigje të interesit të përfaqësuesve të medias mbi ndalimin/arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Petro Beleri, mbështetur nga koalicioni "Bashkë Fitojmë", Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se në kuptim të Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike", ai vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij mbetet në fletën e votimit”, shkruan KQZ.


Video