Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

“Drejtësia të bëjë punën,” dukej si e parapërgatitur por në masë, pavarësisht kaheve politike, deputetë e ministra të pyetur nga gazetarët e komentuan njëlloj arrestimin e ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakon.
Një koment disi më ndryshe e pati deputeti socialist, Bujar Çela tha se Dako nuk ka qenë kolegu i tij.
“Nuk ka qenë ndonjëhërë kolegu im Dako. Se s’kam qenë anëtar kryesie. Drejtësia mbi të gjitha, drejtësi e pavarur”- tha Bujar Çela.