PD dorëzon projektligjin për vendosjen e minimumit jetik: Kërkojmë 200 euro për çdo qytetar, i nxjerr nga varfëria ekstreme

7 June 2023, 17:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD dorëzon projektligjin për vendosjen e minimumit jetik:
Albana Vokshi

Partia Demokratike e grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit projektligjin për vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar.

Ata thonë se kjo është një domosdoshmëri jetike për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme, duke theksuar se nga ky projektligj përfitojnë mijëra qytetarë me ndihmë ekonomike.

"Partia Demokratike dorëzoi sot në Kryesinë e Kuvendit projektligjin për vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar si një domosdoshmëri jetike, për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme. Nga ky minimum përfitojnë qindra e mijëra qytetarë në ndihmë ekonomike, në papunësi dhe në pension." - thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.

Projektligji është dorëzuar nga deputetja demokrate Albana Vokshi, e cila tha për mediat se qeveria duhet të pranojë këtë propozim të opozitës, pasi në buxhetin e shtetit ka para të mjaftueshme për t’i siguruar qytetarëve një jetesë normale.

“Kemi depozituar, dhe është ngritur një grup pune pranë PD dhe sot vijmë me një propozim që i kërkon parlamentit që ta miratojë, brenda një afati 3 mujor të bëjë përcaktimin të minimumit jetik. Shqipëria si i vetmi vend pa minimumin jetik, do e këtë të përcaktuar lidhur me të ardhurat që i sigurojnë çdo qytetari blerjen e ushqimeve minimal dhe sigurimin e disa shërbimeve social-kulturore. Të gjithë e mbajmë mend që Rama në opozitë bërtiste atëherë për minimumin jetik, por tani refuzon amendamentet e opozitës.

Sigurisht që kjo kërkon fonde dhe para, por qeveria ka. Pse duhet që Rama të rrisë pagat për qeveritarët, dhe jo për qytetarët pasi i çon paratë e buxhetit të inceneratorët dhe i përdor për blerjen e votës. Çdo pagesë që deri më sot ka qenë nën dysheme, do të jetë 200 euro. Ky do të jetë minimum që do marrin dhe do t’i sigurohet një jetë dinjetoze për t’i siguruar një jetesë normale”, tha ajo.

Më poshtë, projekt-ligji i plotë:


Video