Arian Çani: Rama mbështet Majlinda Bregun! Erion Veliaj do Dvoranin President

3 June 2022, 00:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Arian Çani: Rama mbështet Majlinda Bregun! Erion Veliaj do Dvoranin
Arjan Çani, Majlinda Bregu dhe Ardian Dvorani

Gazetari dhe moderatori Arian Çani, thotë se emrat që po qarkullojnë si kandidatë për President nga PS, janë Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu. Sipas tij, i pari mbështetet nga Veliaj kurse i dyti nga Rama.

Deri tani PS nuk ka publikuar asnjë emër, por pritet që nesër pasdite ai të bëhet publik, pasi të shtunën e 4 qershorit është caktuar raundi i katërt. Socialistët janë shprehur publikisht se pasnesër do të japin një emër për kreun e ri të shtetit.

Emrat që janë përfolur, janë Ardian Dvorani. Thonë që këtë e mbështet fort Erion Veliaj i Bashkisë. Përveç Erion Velisë e mbështet edhe Fatmir Xhafaj dhe ambasada amerikane.

Majlinda Bregu ka shanse edhe pse duket sikur është djegur. Rama e do shumë Majlindën për Presidente”, tha Arian Çani në “Të Paekspozuarit”. Dy emrat që përmend gazetari, janë artikuluar dhe më parë në publik.

 


Video