Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka çuar në SPAK kërkesën për hetimin dhe ndjekjen penale të kryeministrit Edi Rama, deputetit Taulant Balla dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani.
Bardhi pretendon se të tre kanë shkelur ligjin, me pjesëmarrjen e ambasadorëve shqiptarë në mitingjet elektorale të Ramës në Greqi, SHBA e të tjera.
Të njëjtën ankesë, Bardhi ia ka dërguar presidentit Bajram Begaj dhe trupit të huaj diplomatik në Tiranë, duke kërkuar që të reagojnë.
Postimi i plotë i Bardhit:
Sot i jam drejtuar zyrtarisht Presidentit që të ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Presidenti nuk duhet të hesht, por duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës!
Heshtja dhe mungesa e reagimit të Presidentit për veprimin kriminal të mazhoranës qeverisëse dhe Trupit Diplomatik, perceptohet si mesazh i qartë që ai e mbështet këtë aktivitet të paligjshëm, dhe mbi të gjitha mbështet shkrirjen në një të shtetit dhe partisë në zgjedhje.
Po sot kam depozituar në SPAK edhe kërkesën për hetimim dhe ndjekjen penale ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Igli Hasanit, dhe Ambasadorëve të konstatuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a të Kodit Penal.
1/3. Sot i jam drejtuar zyrtarisht Presidentit që të ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Presidenti nuk duhet të hesht, por duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës! pic.twitter.com/ZIkM6DRp2d
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 28, 2024