A po loboni për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s? Si përgjigjet Rama

7 April 2022, 22:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A po loboni për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s? Si

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një informacioni të publikuar disa ditë më parë, se emri i tij përflitet për të kandiduar si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Rama thotë se nuk po lobon as për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s dhe as në OKB.

I pyetur nëse përflitet një informacion i tillë në NATO, Rama nuk e mohoi, por u shpreh se nuk ka rëndësi.

Po loboni me të vërtetë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Nuk i referohem lajmit fake. Po ju pyes realisht.

Rama: Unë nuk loboj as për Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, as i OKB-së.

Po të tjerë lobojnë për emrin tuaj?

Rama: Është proces parazgjedhor. Tani nuk është më…

Është përfolur emri juaj?

Rama: Mund të jetë përfolur, por nuk përbën gjë me rëndësi sepse është proces, është zgjidhur edhe për një vit.

Mandati i Stoltenbergut është shtyrë për një vit.

Rama: Kontratën e kam me shqiptarët.

Kontrata do jetë akoma apo u lodh.

Rama: Sa ka filluar. Nuk mendoj çfarë mandati tjetër ka përpara, por mendoj si do bëhet ky mandat një mandat transformues.

Keni më ambicie dhe energji?

Rama: Nëse në sekondën e parë do ta ndjeja këtë, do kisha dalë dhe do e thoja deri këtu isha. Kam çdo ditë e më shumë bindjen që ky vend bëhet dhe që PS do e bëjë këtë vend.


Video