“8 milionë euro kur e ndërton shteti, 3 milionë kur e bën privati”, Bardhi denoncon Belinda Ballukun: Si i grabiti 5 milionë euro

15 December 2024, 19:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“8 milionë euro kur e ndërton shteti, 3 milionë kur e
Belinda Balluku

Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar ministren Belinda Balluku, duke thënë se me firmën e saj është ndërtuar një objekt me vlerë 8 milionë euro, objekt që sipas tij, privati e ka ndërtuar për 3 milionë euro.

Më konkretisht, Bardhi thotë se ndërtimi, nga shteti, i digës së Zadejës ka kushtuar plot 8.2 milionë euro. Ndërsa një vepër e ngjashme dhe me parametra edhe më të larta është ndërtuar nga privati për 3.7 milionë euro.

“Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen/vidhen në mënyrën më skandaloze të mundshme. Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro! Çfarë duhet të ndodh më shumë që të mbahet përgjegjësi përpara ligjit për një abuzim?!”, shkruan Bardhi në Facebook.

“8 milionë euro kur e ndërton shteti, 3 milionë kur e
Postimi i Bardhit

Video