Berisha: Zhgënjimi më i madh i jetës time është Lulzim Brava!

12 December 2024, 23:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha: Zhgënjimi më i madh i jetës time është Lulzim

Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha zhgënjimi më i madh i jetës së tij është Lulzim Basha, madje edhe gabimi më i madh në karrierën politike.

Ish-kryeministri tha se Basha u tregua i pabesë, ndërsa me disa qëndrime tejkaloi çdo njeri që ai njihte.

“Zhgënjimi më i madh i jetës time është Lulzim Brava, e bëri jetën personazh. Hajde pabesinë nuk e ka vetëm ai, por le ta lëmë mënjanë. Por pastaj kur u fut në ato procese me brava dhe blinda…Me disa qëndrime dhe sjellje tejkaloi çdo njeri që unë njoh”, tha Sali Berisha në Opinion.

Po ashtu, Sali Berisha tha se Lulzim Basha nuk ka asnjë shans që të futet në listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Me ironi, Berisha tha se të thuash Lulzim Basha është njëlloj si të thuash Taulant Balla.


Video