“Fushatën e keni bërë në TikTok”, Zhupa përplaset me Manastirliun për vrasjen e 14-vjeçarit, ministrja: Vëmendje maksimale e institucioneve për sigurinë e fëmijëve

12 December 2024, 11:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Fushatën e keni bërë në TikTok”, Zhupa

Po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga deputetja e PD-së Ina Zhupa për ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu.

Zhupa u ndal te vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani me thikë disa javë më parë, ku tha se ishte një ngjarje e lajmëruar.

Sakaq demokratja komentoi propozimin për mbylljen e platformës TikTok, ku tha se vetë politikanët i përdorin këtë rrjet social.

“Se do i marr leje unë Spiropalit çfarë do mbaj në dorë. Zonja ministre (referuar Ogerta Manastirliut) karrigen time unë e kam dhe e shfrytëzoj në interes publik. Një ministre që ka rekorde për hajdutëri, vjedhje dhe për vdekje, nuk vjen këtu të japë moral se si duhet të sillemi. Shqiptarët i dëmton më shumë vjedhja që i bëni fondet publike, se sa fjala e një opozitari.

Kur ndodhi fatkeqësia e kuptoi që është ministre e Arsimit. Nëse një nga ata djem, një i plagosur dhe tjetri nuk jeton, do kishin fituar një medalje në art, sport, e para që di të merrte merita do të ishte Ogerta. Nëse do kishin dakë fitues diku, do ishte Ogerta e para që do na numëronte se çfarë suksesi ka pasur ajo me arsimin, kur ndodh një fatkeqësi, kur ndodh një mungesë përgjegjësie, atëherë Orgerta nuk ka faj.

Po u fut Ogerta ‘live’, u shkon mesazhe shkollave për ‘like’ dhe share. Flisni ju për TikTok, që fushatën e keni bërë në TikTok?! Flisni ju për TikTok? Por jo moj zonjë. Fusni në shkollë arsimin mediatik, çdo njeri të ketë mundësi të shfaqë talentin e vetë.

Ngjarja e Martinit nuk është ngjarje e veçuar. Është një ngjarje e lajmëruar, sindromë një sistemi arsimor që ka dështuar.”, u shpreh Zhupa.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur deputetes demokrate Ina Zhupa. 

Ministrja akuzoi opozitën se e kanë përdorur ngjarjen politkisht, ndërsa deputetes Ina Zhupa i kujtoi edhe fyerjen që ajo i bëri deputetit Erion Braçe seancën e kaluar. Manastirliu tha se fyerja dhe gjuha e urrejtjes janë shembulli më i keq që mund t’i jepet shoqërisë nga salla e Kuvendit. Gjithashtu theksoi se Ministria e Arsimit ka marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e fëmijëve brenda dhe jashtë shkollave.

Manastirliu: Gjuha e urrejtjes, fyerja, kanosja janë shembulli më i keq që mund t’i japim fmëijëve nga kjo sallë. Janë shërbimi më i keq që mund t’i japim prindërve dhe qytetarëve. Dhe ju zonjë deputete nuk vonuat ta jepnit shembullin tuaj të keq nga kjo sallë. Fyeve rëndë një koleg të nderuar të këtij Kuvendi. Ti kishte kërkuar një interpelancë urgjente dhe përdore një gjuhë urrejtjeje. Qytetarëve nga anët e tua u ka ardhur turp që të kanë dëgjuar, prindërve dhe mësuesve që edukojnë fëmijët tanë u ka ardhur turp për atë që kanë dëgjuar. U ngrite në foltore të flisje për problemin dhe u bëre vetë problemi.

Shembulli që përcillet nga kjo sallë lidhet direkt me edukimin e fëmijëve. Ajo ngjarje na ka prekur të gjithëve, të gjithë komunitetin. Shumë dhimbje. Të përsëris, siç kam bërë çdo herë që kam pasur mundësi gjatë këtyre javëve, thirrjen time për të mos e politizuar një ngjarje që vetëm politike nuk është. Gjithsecili duhet të bëjë pjesën e vet për ta parandalur në të ardhmen këtë ngjarje. Të shfrytëzosh dhimbjen e të tjerëve do të thotë ta kesh dhembshurinë në nivele të papërfillshme.

Ministria e Arsimit ka një rol kryesor për krijimin e ambientev të sigurta në shkolla. Për ngjarjen në fjalë janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e saj. Ngjarje tragjike që përfshijnë dhunën mes të miturve janë të dhimbshme dhe kërkojnë zgjidhje serioze dhe të koordinuara. Dua t’iu siguroj se minsitria e Arsimit mbetet e angazhuar për fuqizimin e mëtejshmë të mekanizmve të parandalmit të dhunës në shkolla. Në këto vite ka pasur një vëmendje maksimale mes institucioneve përgjegjëse për ta ngritur në një nivel më të lartë masën e sigurisë për mbrojtjen e nxënësve brenda dhe jashtë shkollave.


Video