63-vjeçari u vetëvra para SPAK, PD: Trashaj u ‘helmua nga drejtësia e re’!

3 July 2024, 14:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
63-vjeçari u vetëvra para SPAK, PD: Trashaj u ‘helmua nga
Pal Trashaj

Partinë Demokratike ka reaguar për vetëvrasjen para SPAK të Pal Trashajt pas problemeve me mikrokreditë.

PD kërkon që të hetohet si vrasje për të çuar para drejtësisë përgjegjësit që e shpërfillën ndër vite duke mos i dhënë drejtësi.

Përmes një deklarate, PD thotë se 63-vjeçari Trashaj u vetëhelmua para drejtësisë së re, ndërsa shigjetojnë kreun e SPAK, Altin Dumani, për të cilin thonë se po bëhet vrasës.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Pal Trashaj, një qytetar shqiptar, bir, baba, e vëlla, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar  pasi u helmua nga shpërfillja, përbuzja dhe arrogance e shtetit shqiptar dhe e të ashtuquajturës “drejtësi e re”.

I nëpërkëmbur prej katër vitesh në sistemin e drejtësisë për abuzime të bankave dhe përmbaruesve, ai i është drejtuar SPAK me shpresën se do të gjente zgjidhje te institucioni i cili sipas sondazheve të porositura gëzon besimin e shqiptarëve.

Për muaj me radhë ai është shpërfillur, dhe SPAKU i Dumanit as e ka dëgjuar, as i ka pranuar padinë dhe as e ka përcjellë në Prokurori. I përballur me humbjen e pronës dhe i sfilitur nga pamundësia për të gjetur të drejtën, Pal Trashaj 63 vjeç, është vetëhelmuar në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Ai bëhet kështu dëshmori i parë i arrogancës së SPAK.Ky është turpi i radhës i SPAK-Dumanit i cili pranon padi nga atentatori politik me porosi dhe lë pas dere qytetarin me halle Pal Trashaj.

Paditë politike janë porosi e Rilindjes kurse nëpërkëmbjet e Pal Trashajt vetëm padrejtësia e radhës në serinë e sulmeve që i bëhen opozitës, që nga kryetari i saj dhe deri te protestuesi më i thjeshtë.

Pal Trashaj ka qenë kryetar i PD së Lezhës në periudhën 2007 dhe 2009 dhe ne i përcjellim, familjes ngushëllimet më të sinqerta.

Partia Demokratike nuk do ta pushojë luftën kur Rilindjes dhe Spakut e veglave të saj, që i shohin qytetarët shqiptarë si të majtë apo të djathtë, të kuq apo blu.

Turp për Altin Dumanin që si Dumani tjetër po bëhet vrasës me pagesë. Me urgjencë i kërkojmë Prokurorisë të hapë çështje për vrasjen e Pal Trashajt dhe përgjegjësit të vihen në bankën e akuzës.


Video