Takimi i dytë, Antony Blinken fton kryeministrin Rama në Amerikë

2 February 2022, 12:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takimi i dytë, Antony Blinken fton kryeministrin Rama në Amerikë
Kryeministri Rama dhe sekretari amerikan Blinken

Kryeministri Edi Rama do të takohet më 15 shkurt në SHBA me Sekretarin Amerikan  të Shtetit, Antony Blinken

Rama do të udhëtojë drejt SHBA në kuadër të nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillimit të sigurimit të OKB, ndërsa gjatë kësaj kohe ai do të takojë edhe Blinken me ftesë të tij.

Ky do jetë takimi I dytë mes Edi ramës dhe sekretarit Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

Në 19 Gusht 2021 sekretari Blinken i telefonoi kryeministrit Edi Rama për ta falendëruar pas gatishmërisë për të pritur qytetarët afgan në nevojë.

Administrata e presidentit Biden përmes sekretarit Blinken po tregon një vëmendje të posaçme ndaj rajonit tonë, e cila ishte zbehur vitet e fundit. Vetë sekretari Blinken emëroi tre muaj më parë, Gabriel Escobar si të dërguar special për Ballkanin.


Video