
Gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për rritjen e sigurisë rrugore, janë proceduar penalisht 8 shtetas për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor.
Nga këta, 2 shtetas janë arrestuar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, ndërsa 5 shtetas të tjerë janë proceduar për drejtim të mjetit pa leje drejtimi, konkretisht 1 i arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është proceduar penalisht 1 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë aksidentin.
Njoftimi:
Në kuadër të kontrolleve parandaluese, të organizuara me grupe kontrolli në rrugët urbane, interurbane dhe lokale, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej:
* 909 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, në rrugët interurbane dhe në autostradën A2;
* 41 masa administrative për mospërdorimin e rripit të sigurimit;
* 3 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
* 50 masa administrative për parakalim të gabuar;
* 7 masa administrative për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit;
* 119 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim potencial për aksidente.
Vijojnë kontrollet për mjetet që kryejnë transportin e nxënësve, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre gjatë lëvizjes.
Policia Rrugore Fier apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut i rëndësishëm në rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë përdoruesve të rrugës, si dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt, të lirë dhe pa pengesa.