KSHH: Mungesë transparence, neglizhencë dhe llogaridhënie e cunguar nga strukturat e shtetit!

5 October 2026, 14:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

KSHH: Mungesë transparence, neglizhencë dhe llogaridhënie e

Mungesë transparence, llogaridhënie e cunguar dhe neglizhenca administrative. 

Këto janë disa nga tipologjitë e ankesave të qytetarëve depozituar në platformën onlinë "Integrity Desk", si mekanizëm për nxitjen e veprimit qytetar kundër korruspionit në Shqipëri. 

Këto sjellje të administratës shqiptare, për të cilat ankohen qytetarët, ose janë shtrati ku “lulëzon” korrupsioni, ose janë pasojë e veprimeve korrruptive të administratës shtetërore.

Ankesat më të shumta janë ato ndaj sistemit të drejtësisë, (gjykata, polici dhe burgje), ndaj institucionit të Kadastrës, ndërmarrjes së ujësjellësit, apo edhe IKMT-së. Vlen për tu theksuar, se mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies është konstatuar edhe në raport me kërkesat ligjore që ka bërë Komiteti Shqiptar i Helsinkit ndaj këtyre strukturave për të cilat ishin marrë ankesat. Kjo sjellje e strukturave shtetërore dhe publike, jo vetëm që vërteton objektivitetin e ankesave, por edhe tregon mungesën e përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë së tyre. 

Në disa raste falë ndërhyrjes së Komitetit Shqiptar të Helsinikit problemet kanë marrë rrugën e zgjidhjes. Ose më së paku, qytetarët janë informuar për situatën ku ndodhet problemi i tyre si dhe janë orjentuar për rrugën që duhet të ndjekin për ta zgjidhur atë përfundimisht. 

Një ankues anonim ju drejtua platformës “Integrity desk” në datën 7 qershor 2026, për sjelljet e pahijshme dhe korruptive të punonjësve të policisë së shtetit në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin gjatë periudhës 4–7 qershor 2026.

Sipas tij punonjësit e policisë kanë ndaluar turistë që po shkonin në një festival muzikor, i kanë intimiduar dhe u kanë kërkuar ryshfet në këmbim të lejimit për të vazhduar rrugën. Ankuesi pretendoi më tej se gjatë kësaj periudhe ishin marrë në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash nga turistët. 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ia referoi zyrtarisht ankesën Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) më 17 qershor, duke kërkuar që pretendimet të verifikoheshin dhe të vlerësoheshin në përputhje me mandatin e saj ligjor. 

Më tej, KShH-ja kërkoi të informohej mbi rezultatin e shqyrtimit të ankesës, në përputhje me Ligjin nr. 119/2014 "Për të Drejtën e Informimit", por edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 muaj (në shkelje të të gjitha afateve ligjore) nuk është marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. 

Neglizhencë në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Ligji për të Drejtën e informimit është konstatuar edhe tek Ministria e Drejtësisë si dhe strukturat e pushtetit lokal. 

Komiteti shqiptar i Helsinkit, do ta përdorë informacionin e marrë përgjatë kësaj periudhe nëpërmjet platformës, për të forcuar Zyrën e Integritetit duke identifikuar modelet e përsëritura, duke përmirësuar qasjen e saj ndaj trajtimit të rasteve dhe duke synuar përpjekjet e informimit.

Gjetjet gjithashtu do të informojnë punën më të gjerë të avokimit dhe politikave të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke përfshirë rekomandimet që synojnë përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe aksesin në mjete efektive administrative.

Komiteti i Helsinkit vlerëson vëmendjen e opinionit publik ndaj nismave që duan të luftojnë korrupsionin.

Përmbajtja promovuese e publikuar përmes kanaleve zyrtare të KSHH-së në rrjetet sociale arriti një audiencë të gjerë, me rreth 1,300 shikime në Instagram dhe më shumë se 30,000 shikime në Facebook, duke kontribuar më tej në dukshmërinë dhe ndërgjegjësimin publik rreth "Integrity Desk".


Video