Policia nxjerr videon: Ndalohet 15-vjeçari në Tiranë, tentoi të vidhte bankomatin gjatë protestave

19 October 2026, 16:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia nxjerr videon: Ndalohet 15-vjeçari në Tiranë, tentoi

Policia e Shteti ka dalë më reagim zyrtar në lidhje me thyerjen e automatit të një banke të nivelit të dytë që ndodhet në qendër të Tiranës, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, për të cilën njofton se është tentuar të vidhet nga një 15-vjeçar në bashkëpunim me disa të tjerë.

Referuar hetimeve të deritanishme, blutë kanë mundur të identifikojnë dhe ndalojnë të miturin, ndërsa bëhet me dije se po punohet për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Njoftimi i Policisë:

4 ditë më parë, tentoi të vidhte në një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi”, identifikohet dhe ndalohet 15-vjeçari.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë protestave të ditëve të fundit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës ndaluan një 15-vjeçar.

I mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së një bankomati në rrugën “Luigj Gurakuqi”, më datë 15.10.2026, me qëllim vjedhjen.

Punohet për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 


Video