VIDEO/ “Nuk po bëj gjë” - Polici rreh të riun, që i lutet të ndalet

19 October 2026, 16:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ “Nuk po bëj gjë” - Polici rreh të riun,

Një tjetër episod i rëndë i dhunës policore është regjistruar këtë të hënë në Tiranë, gjatë ditës së shtatë të protestave masive të studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Parkut Rinia, ku një efektiv i forcave operacionale është filmuar duke ushtruar dhunë fizike ndaj një të riu, i cili nuk shfaqte sjellje agresive.

Në pamjet e regjistruara nga dëshmitarët, i riu dëgjohet duke i thënë vazhdimisht efektivit: “Nuk po bëj gjë!”, ndërsa përpiqet të mbrohet nga goditjet.

Megjithatë, thirrjet e tij nuk e kanë ndalur punonjësin e policisë, i cili ka vijuar ta godasë, pavarësisht se i riu nuk po kundërpërgjigjej me dhunë.

Skena ka shkaktuar reagime dhe indinjatë te qytetarët e pranishëm, të cilët kanë qenë dëshmitarë të ndërhyrjes së dhunshme.

Ky episod i shtohet rasteve të tjera të raportuara gjatë protestave të ditëve të fundit, ku efektivë të policisë janë filmuar duke përdorur forcë ndaj studentëve dhe të rinjve.

Pamjet ngrenë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin e forcës së përdorur nga policia, veçanërisht në rastet kur personat ndaj të cilëve ndërhyhet nuk shfaqin rezistencë apo sjellje të dhunshme.

 

 


Video