Punonjësi ushtarak vrau dy vëllezërit dhe plagosi një tjetër, reagon policia!

19 October 2026, 13:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Punonjësi ushtarak vrau dy vëllezërit dhe plagosi një
Ngushëllim Manzi

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Bathore, ku dy vëllezër u vranë dhe i treti u plagos me armë zjarri.

Autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi, i cili është arrestuar nga policia, raportohet se është ushtarak dhe baba i tre fëmijëve.  

Ngjarja ka ndodhur pranë repartit ushtarak të Zall-Herrit, pas një konflikti.

Viktimat janë identifikuar si Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, ndërsa Shefqet Islamaj ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Punonjësi ushtarak vrau dy vëllezërit dhe plagosi një

Deri më tani, rrethanat e konfliktit nuk janë sqaruar plotësisht. 

Autori ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka dhënë ende deklarime për ngjarjen. 

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e konfliktit. 

Njoftmi i policisë:

Vrau me armë zjarri, për motive të dobëta, 2 shtetas dhe plagosi 1 tjetër, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake. Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.


Video