Berisha: Altin "Troplini" Dumani amnistoi krimet elektorale, SKA...
19 October, 11:44Fokus

Një pjesë e nxënësve në Mirditë i janë bashkuar bojkotit të procesit mësimor, ndërsa protestat janë zhvendosur edhe në qytetin e Rubikut, ku të rinjtë kanë dalë në Rrugën e Kombit, ndërsa është bllokuar rruga.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë djegur goma, duke shprehur pakënaqësinë e tyre me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”.
Situata është përshkallëzuar pranë Bashkisë Kurbin, e cila është sulmuar me gurë dhe molotovë.
Protestuesit janë shfaqur pa maska, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.