Rama: Ata mësues që u thonë nxënësve bjeruni xhamave, nuk kanë për ta parë më derën e shkollës

19 October 2026, 09:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Ata mësues që u thonë nxënësve bjeruni xhamave,
Edi Rama

Kryeministri Rama duke folur për protestat e dhunshme tha se ata mësues që nxisin nxënësit të dëmtojnë institucionet nuk kanë për ta parë me sy derën e shkollës.

"Mësues, mësues që marrin nxënësit dhe i nxjerrin nga shkolla dhe u thonë: "Bini xhamave të shkollës", siç ndodhi në Lezhë.

Ajo mësuese dhe ata mësues nuk kanë për ta parë më derën e shkollës dhe nuk do të marrin më asnjë lloj roli si punonjës të shtetit, kurrë më në shtet.

Si mundet një mësues t'i thotë nxënësit të thyejë xhamin e shkollës? Çfarë është kjo lëvizje për ta bërë Shqipërinë më të mirë, më europiane, më demokratike, më njerëzore?", tha Rama.


Video