Ekskluzive - E mohoi para gazetarëve, por Vox News mëson se depu...
11 Nëntor, 11:01Fokus

Një grup gjimnazistësh protestues kanë nisur marshimin në rrugët e Elbasanit.
Ata janë ndalur pranë gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi”, ku kanë bërë thirrje që bashkëmoshatarët e tyre t’i bashkohen protestës.
Gjatë qëndrimit pranë shkollës, ata kanë tentuar të rrëzojnë derën e gjimnazit, por janë larguar nga policia.
Ndërkohë, grupi vijon marshimin drejt gjimnazeve të tjera të qytetit, me qëllim përfshirjen e nxënësve të tjerë në protestë.