"Ne ruajmë territorin tonë" - Grida Duma përplaset me Klosin: Kjo është Partia Socialiste, me hunj?

19 October 2026, 21:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Ne ruajmë territorin tonë" - Grida Duma përplaset me

Protesta e studentëve dhe përplasjet e regjistruara gjatë tubimeve janë bërë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”, ku Grida Duma dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, janë përplasur për mënyrën se si u menaxhua situata.

Moderatorja e njohur kritikoi reagimin e qeverisë ndaj protestave paqësore, duke thënë se kërkesat e qytetarëve nuk kanë marrë përgjigje dhe se, kur protestat përshkallëzohen, përgjigjja e mazhorancës është paralajmërimi për pasoja financiare për dëmet e shkaktuara.

Nga ana tjetër, Klosi e pyeti nëse ishte pro dhunës dhe tha se përballë dëmtimit të ambienteve, ata kishin ndërhyrë për të mbrojtur godinën, pasi policia, sipas tij, nuk kishte qëndruar në vendngjarje.

Debati u ashpërsua kur Duma e pyeti Klosin nëse kjo ishte mënyra se si vepronte Partia Socialiste, duke iu referuar përdorimit të hunjve për të mbrojtur godinën. Klosi u përgjigj se nuk mund ta linin atë të digjej dhe se kishin vepruar për të mbrojtur ambientet.

Pjesë nga debati:

Grida Duma: E drejta më e madhe është ankesa dhe jo kërkesa. Janë shumë të këndshëm dhe të bukur flamingot. Dhe zero reflektim për ata. Dhe kur situata përshkallëzon, thoni se as me qetësi nuk na pëlqeni, se nuk ju dëgjojmë, me dhunë jo se na rrihni. Thoni do t’ju rrahim më shumë, do të paguani kostot e këtyre dëmtimeve të bizneseve.

Blendi Klosi: Jeni pro dhunës? Kjo do të zgjidhet me dhunë dhe me gurë?

Grida Duma: Ja ka paguar ndokush prindërve dëmet financiare nga keqqeverisja? Kjo është Partia Socialiste, me hunj?

Blendi Klosi: Çfarë të bënim? Ta linim ta digjnim? E mbrojtëm me njerëzit tanë. I thyen xhamat.

Grida Duma: Të vijë policia. Jo ju.

Blendi Klosi: Çfarë do të bëje në vendin tonë?

Grida Duma: Unë kam qenë në vendin tënd dhe kemi qenë më keq. Këtu është një parti kundër një shoqërie.

Blendi Klosi: E thirrëm policinë, erdhi policia, u tërhoq. Ne mbrojmë territorin tonë.


Video