
Ish- presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, ka folur për krizën që përjeton Shqipëria, pas shtatë ditëve revoltë në rrugët e kryeqytetit.
Topi deklaroi se kriza lidhet me mbipushtetin e Edi Ramës, i cili sot kontrollon gjithçka dhe ka zëvendësuar vetë shtetin.
Pjesë nga biseda në studio
Ylli Rakipi: Zoti Topi, ju keni kaluar pothuajse të gjitha krizat në këtë vend dhe i njihni ato. Pse kemi luftë në rrugët e Tiranës? Pse mendoni se ka mbërritur situata në këtë pikë?
Bamir Topi: Përgjigja është ajo që ne e kemi trajtuar në mënyrë frekuente së bashku. Ajo që ndodh në rrugët e Tiranës, është epilogu i një ndryshimi dramatik që ka ndodhur në raportin midis shtetit dhe pushtetit.
Cituat që kam qenë dëshmitar i një rrugëtimi të gjatë që nga vitet ’90 deri sot, qoftë si politikan, qoftë si qytetar i Tiranës, por edhe si President. Ajo që ndodhi në vitin 2008, ndryshoi për keq, në strukturën e shtetit dhe pas kaq vitesh shohim epilogun e një pushteti, që ka në kontroll totalisht shtetin. Duke ardhur për në studio, u azhornova me lajmet e fundit, duke parë edhe disa pamje. Policia ka penetruar deri në lagjet periferike të Tiranës.
Unë qoftë në cilësinë e një qytetari të vjetër të Tiranës, qoftë në cilësinë e një intelektuali, politikani afatgjatë dhe sidomos në cilësinë e ish kryetarit të shtetit, po i drejtohem kryeministrit me këto fjalë, zoti kryeministër nëse Shqipëria ka ardhur në këtë pikë, ju jeni përgjegjësi kryesor. E drejtoj gishtin pa asnjë lloj hezitimi. Vit pas viti kur ai mori pushtetin, erdhi duke rritur pushtetin e tij dhe sot kemi një kryeministër që dominon gjithçka. Nuk kemi më shtetin.
Ylli Rakipi: Pra për 18 vite rresht, Shqipëria ka qenë në duar të dy njerëzve, Berishës dhe Ramës.
Bamir Topi: E kam tepruar duke e thënë. Njerëzit nuk e kanë kuptuar dhe besuar, madje kam dhënë sinjale të qarta duke e shpjeguar. Kanë ndryshuar themelet e shtetit dhe diagnoza është e qartë. Kemi një njeri që kontrollon gjithçka. Sot kam dëgjuar me dhimbje që kryeministri i Shqipërisë ka sponsorizuar dhunën, duke dhënë shpërblim 2500 euro për policët e vijës së parë. Edhe për dhunën përgjegjës është ai. Ne kemi patur një protestë për më shumë se 130 ditë, ku njerëzit kanë dalë në një protestë shumë civile. Madje me admirim të madh në cdo studio, kemi parë se si ata njerëz demonstronin, kërkonin të drejtat e tyre.
Ylli Rakipi: Kjo revoltë duket si neveri dhe urrejtje ndaj klasës politike shqiptare. Rama sigurisht se është i pari, Berisha po, por ata duan rrëzimin e të gjithë establishmentit.
Bamir Topi: E kam ditur dhe e di shumë mirë se si duhet të funksionojë shteti. Nëse ka përzierja të njerëzve të dhunshëm në një protestë, infiltrime të vandalëve, kjo është përgjegjësi e shtetit, SHISH, Policisë kriminale, e cila duhet të parandalojë pikërisht hyrjen e këtyre elementëve. Kemi thënë që është terren ku mund të penetrojë gjithëkush. Duhet të interferojnë strukturat. Kjo kërkohet për të gjithë politikën, e kam thënë sa herë në shumë studio. Sot nuk ka më politikë dhe politikanë, parlamentarë që zgjidhen nga njerëzit. Janë listat e dy kryetarëve të partive. E kemi parë hap pas hapi se çfarë ndodh. Është epilogu i një histoire të dhimbshme, ku pushteti politik zëvendësoi shtetin.
A ngjason protesta e sotme me 21 Janarin e 2011?
I pyetur nëse protesta e sotme ka ngjashmëri me atë të 21 janarit 2011, kur humbën jetën katër qytetarë në Bulevard, në kohën kur zoti Topi ishte president i Republikës, ish-kreu i shtetit tha se ato nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.Sipas tij, në vitin 2011 protesta ishte një përballje mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa sot qytetarët janë përballë qeverisë.
Rakipi: A ngjan kriza politike e sotme me 21 janarin?
Topi: Nuk ka ngjashmëri.
Rakipi: Pse?
Topi: Sepse më 21 janar ndodhi një konfrontim, një përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në mënyrë të strukturuar. Sot po ndodh një gjë shumë e veçantë. Sot politikanët e opozitës nuk pranohen në protestë. Ka një specifikë më të hollë: struktura e moshës së protestuesve është mjaft e ulët. Rrallë shohim në protestë njerëz të një moshe të caktuar. Të rinjtë, veçanërisht studentët, besoj se nuk janë të dhunshëm. Ata kanë një lloj pakënaqësie të pashprehur edhe ndaj brezit paraardhës. Mos kujto se një lider politik qëndron kaq gjatë në politikë pa pasur mbështetje.
Dhuna në Shqipëri, Topi: Rama e sponsorizoi sot duke premtuar 2500 euro për policët
Bamir Topi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha si përgjegjësit kryesorë për kapjen e shtetit nga pushteti.
Duke komentuar situatën kaotike që po kalon vendi në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, të Ylli Rakipit, Topi tha se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 shkatërruan rendin kushtetues në vend, duke përqendruar pushtetin në duart e një njeriu.
Sa i përket dhunës gjatë protestës, Topi tha se përgjegjësia për parandalimin e akteve vandale bie mbi institucionet shtetërore.
Rakipi: Ju po thoni se për 18 vite rresht Shqipëria ka qenë në duart e Berishës dhe Ramës?
Topi: Absolutisht. Njerëzit nuk e kanë kuptuar, madje nuk e kanë besuar. Këtu kanë ndryshuar themelet e shtetit. Diagnoza është e qartë: kemi një njeri që kontrollon gjithçka. Sot, me dhimbje, kam dëgjuar që kryeministri i Shqipërisë ka sponsorizuar dhunën, duke thënë se ka 2500 euro shpërblim për policët e vijës së parë.
Rakipi: E thotë këtë sepse kemi edhe dhunë…
Topi: Edhe një herë, ai është përgjegjës. Kemi pasur një protestë për më shumë se 130 ditë, ku kemi parë se si njerëzit protestonin dhe kërkonin të drejtat e tyre.
Rakipi: Ju keni qenë kryetar shteti kur shqiptarët protestonin dhe në bulevard vriteshin njerëz. Kjo është urrejtje dhe neveri ndaj gjithë klasës politike shqiptare. Ata duan rrëzimin e të gjithëve?
Topi: Duke qenë në ato funksione, e kam ditur se mund të ketë përzierje të njerëzve të dhunshëm në protestë.
Rakipi: Ajo ishte një protestë 136-ditore dhe ishte e jashtëzakonshme. Ata kërkonin rrëzimin e gjithë establishmentit.
Topi: Më ke thirrur si ish-kryetar shteti. Nëse ka pasur infiltrime të vandalëve në protestë, është përgjegjësi e shtetit, e SHISH-it dhe e policisë kriminale, e cila duhet të parandalojë hyrjen e këtyre elementeve.