Berisha i përgjigjet Ramës: Zjarrvënësi më i madh i kombit, me pushtetin e tij largoi 720 mijë të rinj nga Shqipëria

19 October 2026, 11:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha i përgjigjet Ramës: Zjarrvënësi më i madh i
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili akuzoi opozitën se ëndërron rikthimin e 21 Janarit duke përdorur të miturit si mish për top në protestat e dhunshme.

Berisha e cilësoi Ramën si “zjarrvënësin më të madh të kombit”, duke e akuzuar për largimin e të rinjve nga vendi.

“Zjarrvënësi më i madh në historinë e kombit është padrino Edi Rama. Është ai që ka djegur, ka shkatërruar ëndrrat, gjatë pushtetit të tij, të rreth 720 mijë të rinjve shqiptarë, të cilët ëndrrën më të bukur të tyre për të lumturuar veten, familjen, shoqërinë dhe Shqipërinë, e morën në shpinë, në trajsë, rrugëve të botës.

 A ka zjarrvënie më të rëndë se kjo? Zjarrvënësi më i madh i shqiptarëve është Edi Rama, që me Lubi Ballukun dhe Ergys Agasin ka plaçkitur mbi 12 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve. Ka ndërtuar rrugë 10 herë më shtrenjtë se në Europë.

A ka zjarrvënës më të madh se Rama, se njeriu që e katandisi pensionistin shqiptar të flasë me vete? Ky është zjarrvënësi numër një i kombit. Protesta, revolta, është misioni i çlirimit të këtij kombi. Ai është përgjegjësi i kësaj katastrofe. PD e mbështet me gjithë forcën këtë revoltë deri në fitoren e saj”, tha Berisha.


Video