Sali Berisha: Rama organizoi skenarin për sulmin ndaj selisë së PD dhe PS

18 October 2026, 21:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sali Berisha: Rama organizoi skenarin për sulmin ndaj selisë së

Sali Berisha ka komentuarr tensionet para ambienteve të selisë së PD.

“Njeriu që po përpiqet të përzgjedhë vendin e azilit politik, i them këtu që vendi i vetëm i azilit do të jetë qelia e burgut. Sot, ai përhap nëpërmjet rrjetit të tij në protestë, përhap lajmin që Kryeministrinë nuk e marrim dot, ndaj duhet të sulmohen dy selitë e partive të mëdha.

Ai prandaj mori dhe futi brenda partisë së tij tre inspektorate, banditë të pajisur me hunj e mjete të tjera. Skenari i dështoi, sepse iniciatorët, ose puthadorët e Ramës nuk i ndoqi njeri. Dështoi të sillte protestuesit që shprehnin urrejtjen ndaj partisë së krimit. Natyrisht që nuk kishin motiv të vinin. 

Tani që i dështoi projekti, u përpoqën që selia e PD-së të sulmohej nga ora 8:30-9:30. Njerëzit e vërtetë në protestë nuk mund të manipuloheshin. Jagon e Edi Ramës e braktisën masivisht. Kësaj here kur dështuan, ora erdhi dhe kur panë që skenari nuk po realizohej, policia në mënyrën më hakmarrëse dhunon territorin e Partisë Demokratike, në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.

Jo vetëm që hedhin sasi të mëdha bombolash gazi, pa pasur motiv, vetëm reprezaljet e PD-së për dështimin e skenarit të tyre. I kanë helmuar njerëzit dhe ju e patë vetë. Nuk ka pasur asnjë tentativë nga asnjë protestues që të kryejë dëmin më të vogël ndaj kësaj partie. Paralajmëroj Edi Ramën se do të mbahen personalisht përgjegjës si manipulator të shpifur që bëjnë gjithçka brenda protestës kundër protestës. Demokratët janë në mosbindje civile më shumë se kurrë. Dhe jo vetëm në Tiranë.

Çdo i mitur që sulmohet, është i mitur dhe do të mbrohet nga Partia Demokratike. Ata që sulmojnë të miturit, ata shkelin ligje dhe Kushtetutën e vendit. Unë i përgëzoj demokratët që i marrin në mbrojtje të miturit”, u shpreh Berisha.


Video