Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, defekti në linjën 35 kV përsëritet për herë të dytë brenda javës

23 Nëntor 2026, 08:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, defekti

Prej mbrëmjes së kaluar, Puka gjendet pa furnizim me energji elektrike për shkak të defekteve në transmetuesit energjetikë.

Linja 35 kv që lidh nënstacionin e Fushë-Arrëzit me Pukën është jashtë funksionit, një defekt që ndodh për të dytën herë në një javë. Jashtë funksionit ndodhet edhe linja e emergjencës Koman-Pukë.

Si pasojë e erës së fortë dhe rrebeshit, janë dëmtuar disa nga linjat elektrike duke lënë pa energji qytetin e Pukës dhe fshatrat Qafë Mali,Gjegjan, Rrapë. 


Video