Merr flakë makina në lëvizje, plagoset rëndë drejtuesi (EMRI)

22 October 2026, 07:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Merr flakë makina në lëvizje, plagoset rëndë drejtuesi

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur “Skërficë”. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka pësuar djegie të rënda të shkallës së tretë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (21 tetor) kur automjeti tip “Volksëagen Touran”, me drejtues 37-vjeçarin Maridon Dhuli, banues në fshatin Fterrë, Bashkia Himarë, ka marrë flakë në lëvizje.

Pas përfshirjes së mjetit nga zjarri, drejtuesit i kanë ardhur në ndihmë kalimtarë të rastit. Mes tyre, një qytetar nga Saranda, Sokol Ahmetaj, i cili po udhëtonte nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37-vjeçarit duke përdorur xhupin e tij. Ai ka njoftuar gjithashtu spitalin dhe shërbimet e qarkullimit rrugor.

Pas marrjes së ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, 37-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor, për shkak të djegieve të rënda që ka pësuar.

Për shuarjen e zjarrit në automjet është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.


Video