Protesta, dhunë, shtetrrethim: Nga Franca deri në Shqipëri, pse ...
20 October, 23:47Fokus

Reshjet e shiut duket se kanë sjellë një qetësim të përkohshëm të protestës në Tiranë.
Pasdite ka pasur më pak njerëz të pranishëm në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para Kryeministrisë.
Situata është e qetë, ndërsa protestuesit, për të shmangur qëndrimin në bulevard gjatë reshjeve, duket se i janë drejtuar lokaleve në zonë, në pritje për të dalë sërish në tubim.
Më herët, studentët dhe pedagogët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa gjatë protestës janë hedhur karriget e vendosura përpara Kryeministrisë.