U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë!

21 October 2026, 13:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes
Eduart Shalsi

Deputeti i PS Eduart Shalsi ka deklaruare se 46-vjeçari Ismet Habili që u gjet i vrarë në makinën e tij, nuk ka qenë shofer.

“Lidhur me lajmin e publikuar në disa media për ngjarjen tragjike në zonën e Komunës së Parisit, dua të sqaroj se informacioni sipas të cilit 46-vjeçari ishte shoferi im është i pavërtetë”, deklaron Shalsi.

Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të saj.

Njotimi i policisë:

Siç kemi raportuar deri më tani, referuar hetimeve të kryera dyshimet janë se Habili rreth orës 20:20 të mbrëmjes së djeshme i dha fund jetës së tij pasi u vetëqëllua me armë zjarri.

Ndonëse fillimisht u dyshua për atentat me silenciator, pasi në momentin e ngjarjes në zonë raportohet se nuk janë dëgjuar të shtëna me armë, ngjarja mori tjetër kthesë.

Habili kishte një plagë të madhe në kokë dhe në tavanin e mjetit të tij janë gjetur shenja plumbi, çka lë të kuptohej se ai u vetëqëllua.

Rrethanat e vdekjes së Habilit janë të paqarta, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim. Ndërsa dyshimet janë se 46-vjeçari kreu vetëvrasje pas një debati që ka pasur me familjarët e tij, pasi telefonata e fundit e viktimës raportohet se ka qenë me bashkëshorten e tij.


Video