Protesta, dhunë, shtetrrethim: Nga Franca deri në Shqipëri, pse ...
20 October, 23:47Fokus

Protestuesit kanë njoftuar se nesër, në orën 09:00, do të zhvillojnë protestën e radhës para Parlamentit. Pas disa orësh qëndrimi para Kryeministrisë, qytetarët janë zhvendosur këtë të mërkurë drejt sheshit “Skënderbej”.
Nesër zhvillohet seanca e radhës. Protesta studentore, e cila sot shënoi ditën e saj të 9-të, detyroi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, të anulonte seancën e javës së kaluar për shkak të trazirave.
Protesta e sotme është zhvilluar pa incidente të rënda, ndonëse nuk kanë munguar disa momente tensioni dhe përplasje të vogla. Krahas studentëve, në tubim janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë shprehur mbështetjen për kërkesat e të rinjve.