"Zoti është i madh", biznesmeni Ilirjani arrin të gjejë djalin e Parashqevi Simakut: Ai është e vetmja shpresë!

17 December 2024, 08:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Zoti është i madh", biznesmeni Ilirjani arrin të
Parashqevi Simaku

Një tjetër lajm i mirë për këngëtaren Parshqevi Simaku. Pasi vendosi kontakte me vëllain dhe nipërit, biznesmeni Elton Ilirjani thotë se mendon se ka gjetur djalin e saj.

“Pavarësisht çdo zhurme, mendoj se kam gjetur djalin e Dibës! Zoti është i madh! Djali është e vetmja shpresë! Falenderoj një shoqe të mrekullueshme që e dua shumë!” , shkruan ai në Instagram.

Parashqevi Simaku e cila ndodhej prej vitesh në Shtetet e Bashkuara kishte humbur kontaktet me familjarët e saj.

Ajo qëndronte si e pastrehe në të njëjtën rrugë ku kishte pasur kujtime me djalin e saj, me shpresën se do e rigjente. Largimi nga djali dyshohet se ishte shkak edhe i destabilitetit të saj emocional apo psikologjik.

 


Video