“Rrinte përballë një dyqani kafeje ku kishte pasur kujtime me djalin”, detaji që të thyen zemrën për Parashqevi Simakun në Nju Jork

16 December 2024, 18:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Rrinte përballë një dyqani kafeje ku kishte pasur kujtime
Parashqevi Simaku

Videoja që pushtoi rrjetin këtë fundjavë ishte ajo e Parashqevi Simakut në rrugët e Nju Jorkut duke pranuar ndihma sociale. Edhe pse pamja ishte e trishtë, qytetarët shqiptarë u ngazëllyen teksa e panë që ajo ndodhej diku dhe menjëherë u vunë në lëvizje për ta ndihmuar.

Në programin “Rudina”, Rezarta Delisula thotë se mes gazetarëve, kishte indicie se Simaku  ndodhej në një gjendje të tillë, por kishte qenë e pamundur të gjendej vendndodhja e saj. Gazetari Olti Curri shton se ajo qëndronte përballë një dyqani të famshëm kafeneje ku kishte kujtime me të birin.

Rezarta Delisula: Ishte moment shokues, por ne kishim marrë informacione paraprake, ne të gjithë e dinim në rangun e gazetarëve që Parashqevia jetonte jashtë, jetonte në rrugë. Ne kishim informacione, thjesht vendi nuk dihej.

Olti Curri: Askush nuk ka mundur ta lokalizojë.

Rezarta Delisula: Ta lokalizojë jo, por që e dinim që ishte në kushte…

Olti Curri: Rrinte në një “Starbucks” pasi aty kishte pasur kujtime edhe me djalin e saj dhe rrinte në një “Starbucks” në Manhatan dhe rrinte përballë atij dyqanit të kafes vetëm me shpresën se mos… kjo tregon edhe njëherë destabilitetin e saj emocional apo psikologjik, kjo është një gjë që do ta thonë psikiatrit apo psikologët.

 

 


Video