Studentët e Mjekësisë protestë para Kuvendit: Do të bojkotojmë vitin akademik (FOTO+ VIDEO)

6 July 2023, 11:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Studentët e Mjekësisë protestë para Kuvendit: Do të
Studentët e mjekësisë në Protestë

Studentët e Mjekësisë po marshojnë drejt Kuvendit për të kundërshtuar pr/ligjin e qeverisë e cila kushtëzon diplomimin me një punësim të detyruar aty ku e cakton shteti.

Në të kundërt studentët që do të refuzojnë të firmosin marrëveshjen do t'u duhet të paguajnë studimet me tarifat e reja që do të vendosen nga Këshilli i Ministrave.

“Unë nuk dua të largohem por nuk dua që punësimi im të jetë i detyruar aty ku do shteti. Po na merret peng Diploma. S’mund të jemi peng i shtetit dhe të duhet të shkojmë atje ku na caktojnë. Kjo do të thotë që kthehemi pas në kohë dhe nuk jemi më në demokraci”, thotë një studente.

Studentët kërkojnë tërheqjen e pr/ligjit ose paralajmërojnë bojkot.

“Nëse shohim që ky pr/ligj do të bëhet ligj për 15 ditë jemi gati të shkojmë drejt bojkotit të vitit të ardhshëm. Nuk mund të jemj dakord për pengmarrjen. Po shkojmë para kuvendit pasi ata po marrin vendime pa na pyetur ne. Nuk pr/ligj nuk është diskutuar me ne.

Rreth orës 10:30 studentët e Mjekësisë u mblodhën para rektoratit të UMT-së për të vijuar më pas marshimin drejt Kuvendit e më pas drejt Ministrisë së Arsimit, pasi kundërshtojnë projektligjin të prezantuar nga Këshilli i Ministrave lidhur me punësimin e detyruar. Ata thonë se po përdoren si "kavie eksperimentale"



Video