
Edhe pse tashmë secili mund të ketë marrë drejtimin e tij dhe mund të ketë hedhur pas krahëve të shkuarën, marrëdhënia Bora- Donald mbetet më e komentuara.
Me daljen nga shtëpia e BBV, marrëdhënia e Donaldit me Triksën mori fund pas 24 orësh.
E nisën me një “unfollow” në Instagram dhe më pas Triksa fshiu çdo postim me Donaldin. Të njëjtën gjë bëri dhe aktori më vonë.
Madje, ai vendosi të fshijë edhe videot me Bora Zemanin, aq shumë të komentuara në rrjet. Mirëpo për këtë të fundit u pendua.
Ai e riktheu në Instagramin e tij videon me Borën, duke i bërë fansat të shpresojnë për një rikthim mes çiftit.
Nga ana tjetër, edhe Bora nuk ka fshirë asgjë nga profili i saj që ka lidhje me Donaldin. Madje, edhe foto ku ajo merr varësen e Donaldit në përvjetorin e tyre qëndron akoma në profilin e saj.
